“Kepi i VIP-ave” do të jetë emisioni veror që premton të mbajë mbërthyer publikun pas ekranit të Top Channel.
Disa nga personazhet e njohur të spektaklit, përfshirë ish-konkurrentë të “Big Brother VIP” dhe “Për’puthen” do të qëndrojnë në një nga vilat më luksoze në Bodrum të Turqisë.
Konkurrentët dhe stafi ka mbërritur sot në vendin e xhirimit.
Kiara Tito që do të moderatojë “reality show-n”, zbulon ekskluzivisht për Top Channel pamjet nga shtëpia e “Kepit të VIP-ave”.
“Përshëndetje. Mbërritëm më në fund në destinacion, jemi në Bodrum, po përgatisim bashkë me stafin diçka shumë të bukur. Do t’ju pëlqejë pafund. Nuk po zbuloj më tepër, por kini parasysh që një gjë shumë e madhe do të vijë”, tregon moderatorja
Autore e programit të nxehtë veror është Olsa Muhameti, që tregon se surprizat dhe të ftuarit special, nuk do të mungojnë në asnjë episod.
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...