Këngëtarja shqiptare: Mezi po pres të mbarojë pandemia, se mbeta pa martuar

01:36 | 10 Janar 2021
Trina Galanxhi

Rovena Stefa ka folur për jetën private, ku ka pranuar se është në një lidhje, por për shkak të pandemisë nuk mundi dot të bënte një dasmë. Ajo shprehet se dëshiron një dasmë madhështore dhe sapo të mbarojë pandemia do e bëjë.

Rudina Magjistari: Mesa di unë vitin e kaluar ke thënë që dëshiroje që të të gjente me një partner, me një lidhje të zyrtarizuar.

Rovena Stefa: Viti na surprizoi, madje dhe dasmat u shtynë. Mua mu shtynë të gjitha dasmat për vitin 2021 ku unë duhet të këndoja.

Rudina Magjistari: Mos më thuaj që edhe ti tënden e ke shtyrë?

Rovena Stefa: E kam shtyrë që të jetë ai momenti ku unë mund të ftoj 2000 vetë, se sikur të ftoj në dasmë 100 veta nuk është dasmë e madhe. Dikush thotë që ç’e do gjithë atë zhurmë, unë dua të gëzohet i madh dhe i vogël tek dasma ime, kush më njeh le të vijë, domethënë është i ftuar. Kam pritur shumë vite që të martohem, kështu që…

Rudina Magjistari: Je pranë hapit të madh?

Rovena Stefa: Jo tamam, ashtu disi. Kam një lidhje kështu që pretendoj që të mbarojë kjo kohë dhe pastaj të bëj plane më serioze për martesën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme