Këngëtarja shqiptare gjobitet për veshje të papërshtatshme në rrugët e Tiranës (FOTO)

10:26 | 25 Korrik 2017
L G

Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Laura Krliu e cila njihet edhe si pjesëmarrëse edhe në ‘X Factor’ është gjobitur nga policia e Tiranës me gjobë për veshje të papërshtatshme në ambiente publike.

Këngëtarja ka vendosur të xhirojë videoklipin e ri në bregdetin shqiptar, por mesa duket ka harruar të ndërrojë veshjen dhe ka shëtitur në rrugët e Tiranës me mbathje, shkruan Albeu.com.

Kujtojmë se “Boy Bye” është projekti më i ri i këngëtares shkupjane dhe të shpresojmë që në projektet e ardhshme të shëtisë me mbathje vetëm në qytetet bregdetare, pasi kryeqyteti nuk ka det.

305003

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme