Google ADS

Këngëtarja shqiptare e thotë hapur: Për të dashurin do lija edhe muzikën

23:44 | 2 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Këngëtarja shumë e dashur Flaka Krelani edhe pse duket se ka një karakter shumë të fortë, duket se për dashurinë do mund të hiqte dorë nga gjithcka.

Këtë ka pohuar ajo sot e ftuar në Thumb ku ka treguar edhe të rejat e fundit nga jeta e saj personale e profesionale.

Përgjithësisht Flaka është përfolur më së shumti për projekte muzikore se sa për historitë e saj të dashurisë. Por këtë herë ajo ka folur hapur sesi ndihet për këtë pjesë.

“Unë jam shumë njeri i ndjeshëm. Shumë familjare, i dua shumë fëmijët. Ndoshta mund të lija dhe karrierën për një dashuri të madhe të vërtetë dhe për një familje shumë të madhe.”,- është shprehur këngëtarja në “Thumb” duke treguar se familja për të është mbi gjithçka, madje edhe mbi muzikën. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme