Këngëtarja Pink tallet me presidentin Trump lidhur me tubimin në Tulsa

21:18 | 21 Qershor 2020
Arbresh Info

Pink ka tallur Donald Trump pasi tubimi i tij në Tulsa dështoi të kap shifrën e njerëzve që presidenti pretendonte të mbledh.

Ngjarja ndodhi në Qendrën BOK me kapacitet 19,000 në Tulsa, Oklahoma, ku kishte mijëra vende të zbrazëta dhe kohë më parë Trump pretendonte të mblidhte afro një milion vetë.

“Unë mendoj se kam shitur për të njëjtin vend biletat për pesë minuta. #donkeyshow”, shkroi Pink, në postimin ironik ndaj presidentit të SHBA.

Sidoqoftë, të tjerët mbrojtën Trump dhe theksuan se është ndoshta pak e vështirë të mbushësh me njerëz një vend të madh për momentin për shkak të pandemisë koronavirus.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme