Këngëtarja Rovena Stefa foli mbi krizën që po kalojnë artistët si pasojë e pandemisë. Ajo paralajmëroi se nëse kryeministri nuk i lejon që edhe ata të punojnë si të gjithë të tjerët, duke respektuar masat e caktuara, do të bëhen një grup dhe do të këndojnë poshtë shtëpisë së tij në vend të këndesit.
“Në rast se ky nuk vendos që ne këngëtarët të punojmë si të gjithë të tjerët që punojmë, me masa dhe ne.
Të na lejojë të këndojmë se ndryshe ne do të bëhemi një grup do të shkojmë në Surrel, sepse jam e bindur se ai i thotë qenve pusho andej e këndej dhe këndesave ia ka mbyll zërin.
Kështu që do të shkojmë ne në vend të këndesit dhe do ta zgjojmë çdo mëngjes. E more vesh zoti kryeministër”, tha këngëtarja në një studio televizive./tch/
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...