Këngëtarja kanadeze, Celine Dion ka njoftuar ndjekësit e saj në Instagram se është diagnostikuar me një çrregullim të rrallë neurologjik.
Në një videomesazh emocional drejtuar fansave, superylli zbuloi se ajo është diagnostikuar me sindromën e personit të ngurtë (SPS), një gjendje që shkakton ngurtësi progresive të muskujve dhe spazma të dhimbshme, të shkaktuara nga faktorë mjedisorë duke përfshirë lëvizjen e papritur, temperaturën e ftohtë ose zhurmat e larta, sipas kujdesit shendetesor “Johns Hopkins Medicine”, në Baltimorë, SHBA.
“Siç e dini, unë kam qenë gjithmonë një libër i hapur”, tha Dion në Instagram.
“Nuk isha gati të tregoja më herët, por jam gati tani. Për një kohë të gjatë, kam qenë duke u marrë me problemet e shëndetit tim, dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me këto sfida dhe të flas për gjithçka që kam kaluar”, shtoi ajo.
Fituesja e shumë çmimeve tha se ajo dhe ekipi i saj janë ende duke punuar për të kuptuar më mirë gjendjen e saj, e cila prek një në një milion persona.
Dion tha gjithashtu, se po punon çdo ditë, me një terapist sportiv për të forcuar muskujt në shpinë me shpresën se ajo mund të performojë përsëri në të ardhmen.
View this post on Instagram
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...