Google ADS

Këngëtarja amerikane rezulton pozitive me COVID-19

16:03 | 31 Mars 2020
A. B.

Artistja amerikane, Kalie Shorr, ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Ylli 25-vjeçar përmes rrjetit social,Twitter ka diskutuar me fansat e saj rreth diagnozës, transmeton portali arbresh.info

“Megjithëse u vetë-izolova për tre javë, unë arrita të kontraktoja COVID 19”, deklaroi Shorr. “Ndihem ndjeshëm më mirë, por kjo është e rrezikshme dhe ngjitëse. Është padyshim zhgënjyese të shohësh njerëz që nuk e marrin seriozisht këtë”.

Këngëtarja e hitit “Lullaby” shpjegoi se me çfarë ishte përballur në fazat e hershme të virusit.

“Ditët e para ishin absolutisht të mërzitshme. Asnjëherë nuk jam ndjerë kështu më parë”, shpjegoi Shorr.

“I gjithë trupi im ishte në dhembje, kam humbur plotësisht ndjenjën time të shijes dhe erës”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme