Këngëtari shqiptar bën tatauzh të veçantë për nënën e tij

22:53 | 23 Janar 2019
Arbresh.info

Këngëtari i njohur shqiptar, Erik Lloshi ka bërë një tatuazh të veçantë në krahun e tij.

Këngëtari nga Shqipëria, Erik Lloshi ka sjell një fotografi në llogarinë e tij, Instagram teksa tregon tatuazhin në krahë.

“Jeton dikush në këtë botë që të do më shumë se veten. Ajo është nëna”, janë fjalët e tij të bëra tatuazh.

Lloshi vitin e kaluar u prezantua në kompeticionin “Kënga Magjike”, me projektin “Mos urre”, i cili fitoi çmimin ‘Çesk Zadeja’.

Ai gjithashtu shquhet për zërin e tij të veçantë dhe për këngët që ka lansuar deri më tani.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme