Ditë më parë u raportua se artisti serb, Goran Bregovic është i ftuar në festivalin e Korçës.
Ky lajm bëri bujë derisa shkaktoi edhe reagime nga këngëtarët e estradës.
Prej atyre që kanë reaguar janë, Vesa Luma dhe Genc Prelvukaj të cilët shprehen pakënaqësinë e tyre përmes rrjeteve sociale.
“Jam e bindur që është një dezinformatë”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj derisa publikoi lajmin se Bregovic do jetë i pranishëm.
Ndërkohë edhe Genc Prelvukaj e ka quajtur të gabuar pjesëmarrjen e tij dhe të pa arsyeshme.
“Duhet ta kuptojmë që nuk arsyetohet një gabim përmes gabimit tjetër. Të gjitha këto veprime janë të gabuara pa përjashtim, duke filluar nga favorizimi i produkteve serbe ne Kosovë, ftesa e Goran Bregovicit ne Korçë, flamujt serbë në lokale ne Durres, pjesmarrja e shqiptarëve të Kosovës në koncertin e Cecës në Shkup, ndërtimi në Tiranë i pllakës përkujtimore të viktimave gjate grusht shtetit në Turqi, deri tek mbajtja e shtesave sllave apo bullgare ne mbiemra në Maqedoni e Mal te Zi.
Një ditë, në një të ardhme që nuk duhet e afert, gjerat mund të ndryshojnë, por deri atëherë shumë prej këtyre gjërave nuk mund të trajtohen aq thjeshtë dhe të kuptohen si zhvillime normale”, ka shkruar këngëtari.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...