Këngëtari R. Kelly thuhet të jetë sulmuar nga shokët e tij të burgut në Çikago gjersa po pret gjykimin e tij nën akuzat e abuzimit seksual të vajzave të reja.
53-vjeçari mbetet në burg në Qendrën Korrektuese Metropolitane të qytetit, pasi u deklarua i pafajshëm për dhjetëra aktakuza të krimeve seksuale në Illinois, Minnesota dhe Nju Jork, transmeton portali arbresh.info.
Ai thuhet të jetë grushtuar sa ishte i ulur në shtratin e tij nga një i burgosur i zemëruar për shkak të izolimeve të shkaktuara nga protestuesit e Kelly jashtë ndërtesës, raporton TMZ.
Nuk dihet kush e ndaloi zënkën, por besohet të ketë përfunduar shpejtë dhe Kelly nuk është lënduar shumë.
Avokati i Kelly, Steven Greenberg, tha se klienti i tij ka qenë një i burgosur model, por nuk ka ofruar deklarata të tjera./arbresh.info/
Flick: Do të luftojmë për ta fituar La Ligën, do të japim gj...
Eskalon Xumi, shanë me fjalë banale Gjestin
Zelensky uron Trumpin
Osmani takoi komandantin e KFOR-it: Bashkëpunimi i ngushtë ë...
Stresi rikthehet në BBVK, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Kurti në Kastriot, premton punësimin e vajzave dhe grave në ...