Këngëtari i famshëm amerikan i zhanrit R&B, R.Kelly është dënuar me 30 vite burg, pasi shfrytëzoi famën për të shantazhuar dhe për të detyruar drejt prostitucionit vajzat minorene.
Ai u shpall fajtor për të gjitha pikat e aktakuzës, transmeton portal arbresh.info
Gjykatësja Ann M. Donnelly e dënoi atë pavarësisht kërkesës së avokatëve të tij mbrojtës për ta dënuar me 10 vjet burg. Kelly mësoi për dënimin e tij pasi viktimat e tij përshkruan se si ai i sulmoi dhe i joshi fansat.
Nëntë gra dhe dy burra përshkruan me detaje se si R. Kelly i abuzonte seksualisht dhe i poshtëronte.
R. Kelly u shpall fajtor për trafik seksual dhe abuzim vitin e kaluar. Dëshmitarët thanë se viktimat shpresonin se ai do t’i ndihmonte në karrierën e tyre dhe u gjendën në një situatë ku ai kërkonte bindje absolute prej tyre.
Prokurorët vunë në dukje se ai përdori “famën, paratë dhe popullaritetin” për të “përcjellur në mënyrë sistematike fëmijët dhe vajzat e reja për kënaqësinë e tij seksuale” dhe ai iu shmang ndëshkimit, shtojnë ata, për gati tridhjetë vjet. Ata vunë në dukje se ai nuk kishte treguar pendim asnjë moment, duke qenë i bindur se fama do ta shpëtonte atë nga dënimet./arbresh.info/
Rrahmani: Jemi duke përpiluar planin e qeverisjes për zgjedh...
Veliaj thirrje studentëve: Rezervoni online dhomën e konvikt...
Mbi 3.000 të vrarë në Liban gjatë 1 viti lufte mes Izraelit ...
Bislimi: Shkalla e papunësisë ka rënë nga 23.8% në 10.8%
E kapën me forcë Sarën për ta hedhur në pishinë – Del klipi ...
“Ndryshimi po vjen”, Abdixhiku ia rikujton Kurti...