Këngëtari Murat Boz ndahet prej aktores shqiptare, Asli Enveri

14:27 | 21 Prill 2018
Arbresh.info

Para më shumë se dy vjetëve kishin nisur romancën e tyre, por duket se diçka nuk funksionoi.

Këngëtari i famshëm turk, Murat Boz dhe aktorja me prejardhje shqiptare, Asli Enveri i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dy vjet e gjysmë.

Këtë për mediat turke e ka konfirmuar vetë këngëtari pas një koncerti të mbajtur qytetin e Stambollit, transmeton telegrafi.

Ai ka pohuar se nuk kanë mundur ta vazhdojnë lidhjen e tyre dhe se aktorja do të mbetet person shumë i vlefshëm në jetën e tij.

“Lajmi për ndarjen është i saktë. Nuk mundem ta vazhdonin dhe mori fund. Ajo është një person shumë i vlefshëm për mua. Po spekulohen shumë gjëra, por këto janë gjëra shumë të veçanta mes dy personave. Kështu ishte shkruar të ndodhte dhe ashtu ndodhi. Rreth kësaj nuk dua të shtoj asgjë më shumë”, ka pohuar pas koncertit Boz, shkruan hurriyet.com.tr.

Theksojmë se këngëtari kishte reaguar kohë më parë rreth tradhtive mes çiftit, por të cilat 38-vjeçari i kishte hedhur postë shkrimet e mediave turke.

Kujtojmë se çifti ishte njoftuar në shown televiziv “The Voice of Turkey”, ku Boz ishte pjesëtar i jurisë ndërsa si e ftuar surprizë Enveri kishte kënduar këngën “Arnavut Kaldirimi”.

https://www.instagram.com/p/BYdKU0oHmhT/?taken-by=aslienver

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme