Këngëtari i njohur ukrainas lë muzikën dhe i bashkohet ushtrisë

15:18 | 28 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Anëtari i një grupi rok dhe pop në Ukrainë i quajtur “Boombox”, ka postuar një video që e tregojnë atë të veshur me rroba të ushtrisë, duke mbajtur një armë dhe duke kënduar në rrugët e Kievit.

Andriy Khlyvnyuk mendohet të jetë vullnetar në mbrojtje kundër forcave ruse.

Dje ai postoi një video në llogarinë e tij në Instagram e cila e shfaq atë duke qëndruar në një rrugë të zbrazët, me duar të mbështetura në armën e tij dhe duke kënduar një këngë emocionuese ukrainase.

Grupi mendohet të jetë i njohur edhe në Rusi, por nuk kanë performuar atje që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme