Këngëtari i mirënjohur kosovar, Alban Ramosaj i është adresuar fansave me një letër.
Me anë të kësaj letre, Ramosaj ka bërë të ditur se po largohet nga muzika, përcjell Arbresh.info.
Ky vendim i tij vjen jo shumë kohë pas publikimit të projektit të tij të fundit.
Këtë vendim aspakt të lehtë, artisti e ka lidhur me veten.
“Së fundmi jam ndeshur shpesh me sfidën e shprehjes autentike artistike. Ndikimet e jashtme kanë pushtuar ngadalë, hap pas hapi hapësirën time kreative, kështu duke fryer fort mbi fjalët e qiriut që më dha motiv. Ajo që nisi si një ëndërr, një pasion i palodhur, ajo që më shoqëronte nga agimi deri në perëndim, ndjej që pas gati dhjetë vitesh është duke u zbehur. Fusha e betejës në të cilën gjendem, ka lënë fëmijën tim të brendshëm të plagosur dhe të ndjeshëm’, shprehet ai mes tjerash.
Ndër të tjera, Ramosaj ka vendosur që këngët e tij të mos i fshijë duke i lënë të qasshme për fansat e muzikës së tij.
Megjithatë ai nuk bëri të ditur nëse po bëhet fjalë për një lamtumirë përfundimtare apo për një mirupafshim deri në takimin e radhës./Arbresh.info.
View this post on Instagram
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...
Haradinaj i ashpër me ministrin Maqedonci: Po e kursejmë, se...
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...
Memli Krasniqi e feston 28 Nëntorin me djalin e Hashim Thaçi...
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës