Michelle Gurevich, e ka publikuar projektin e tij më të ri të quajtur “Kosovo”.
Këngëtari i njohur kanadez, duket se për këtë këngë është motivuar nga vizita e tij e realizuar në vendin tonë para disa vitesh.
Kjo vizitë duket se i kishte pëlqyer atij shumë, dhe kjo vërehet edhe në tekstin e këtij realizimi.
“I lost my mind in Kosovo”, në shqip “E humba mendjen në Kosovë”, është një pjesë e tekstit që e këndon artisti që ka rrënjët e tij në Ukrainë.
“I am not the same as I was before”, (Nuk jam i njëjti siç isha më parë), vazhdon ky tekst.
Gurevich e kishte një vizitë në vendin tonë në qershorin e vitit 2022 duke e mbajtur edhe një koncert në Kinemanë Verore “Lumbardhi” në Prizren.
Ai e kishte shfaqur një simpati tejet të madhe për Kosovën qysh në momentet e para dhe ishte befasuar me mikpritjen e njerëzve.
“Është hera e parë që jemi këtu në Kosovë dhe jam i lumtur që jemi në këtë vend të bukur dhe magjik”, kishte thënë ai me të nisur koncerti.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?