Mjaftoi një video e publikuar në Youtube ku shihej futbollisti brazilian Neymar duke vallëzuar me “Ai Se Eu Te Pego”, që kjo këngë të bëhet e popullarizuar pothuajse në gjithë botën.
Kështu interpretuesi i saj Michael Telo fitoi famë përtej kufijve të vendit të vet Brazilit, gjë që e dëshirojnë shumë artistë.
Telo i cili ka lindur më 21 Janar të vitit 1981 në Medianeira të Brazilit , ka kënduar qysh nga mosha gjashtë vjeçare ,po ashtu luante edhe në piano dhe harmonikë.
Kur ishte 12 vjeçar në vitin 1997 formoi grupin “Tradição” , të cilin e braktisi në vitin 2008 pasi që kishte sjellë disa hite, këtë e bëri për të vazhduar karrierën solo.
Në vitin 2011 ai publikoni këngën “ Ai Se Eu Te Pego” e cila kryesoi në toplista në 15 vende të botës.
Pas gjithë këtij suksesi këngëtari i la hapësirë edhe jetës private.
Ai në vitin 2014 u martua me njërën prej bukurosheve të serialit brazilian “O Clone”.
Është fjala për Thaís Fersoza e cila luan rolin e Telminjës, një vajzë simpatike e sjellshme.
Shfaqet si bija e dashur e çiftit më karizmatik të serialit Tavinjos dhe gruas së tij superxheloze Lidias.
Fersoza u lind më 13 prill të vitit 1984, në Rio de Janeireo.
Si aktore u njoh edhe për role tjera në projekte të ndryshme kinematiografike braziliane.
Çifti janë prindër të një vajze Melindes dhe një djali Teodoro.
Kujtojmë se Fersoza paraprakisht ka qenë e martuar me Juaquim Lopez, por që martesa e tyre zgjati vetëm një vit (2009-2010).
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë