Këngëtari Michael Bublé dhe bashkëshortja e tij, Luisana Lopilato, dalin shpesh live në Instagram ose Facebook. Në një prej këtyre fansat vunë re një moment të pakëndshëm mes çiftit. Në fillim të videos, Luisana e ndërpret Michael dhe thotë “çkemi” në të njëjtën kohë me të. Michael e gjuan me bërryl dhe e shtyn dy herë para se ta përqafojë për të rregulluar situatën. Luisana dëgjohet të thotë “më fal” nën zë.
https://twitter.com/solciadler/status/1248745227743105027
Sjellja agresive e këngëtarit nxiti reagimin e fansave në rrjetet sociale që e detyroi Luisana-n të kundërpërgjigjet. “Është e pabesueshme mënyra si sillen ca njerëz,” tha ajo në një përshkrim në Instagram dhe shtoi: “Unë dhe bashkëshorti im dalim live çdo ditë për t’ju dhënë pak gëzim dhe shpresë dhe duhet të përballemi me njerëz dashakeqës që thonë gjëra të tilla pa na njohur ne apo familjen tonë.”
Fansat vunë në dukje mënyrën si i flet Michael gruas, vështrimin e tij dhe sjelljen imponuese ndaj saj.
Pasi klipi u bë viral, në internet u shfaqën video të tjera ku këngëtari sillet agresivisht kundrejt Luisana-s.
Në këtë video, Luisana u vonua dy minuta sepse po i përgatiste ushqimin fëmijëve dhe Michael iu desh ta niste live-n vetëm. “Për mua je e vdekur,” i thotë ai.
https://twitter.com/madt30/status/1249241908464910342
https://twitter.com/dream181920/status/1249196506449612800
Sidoqoftë, Lopilato i konsideron të padrejta kritikat.
“Unë e di mirë kush është im shoq dhe do ta zgjidhja me mijëra herë. S’është e drejtë,” shkruan Lopilato në Instagram. “Pa thënë më shumë dhe duke bërë ç’është e drejta për familjen time, gjithë të tjerat ia lë Zotit. Botës i duhet dashuri, shpresë, vlera dhe solidaritet, jo këta lloj njerëzish.”
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...