R Kelly është akuzuar për 11 rastë të reja sulmi seksual në shtetin e Illinois, për të cilat mund të dënohet me 30 vite burg, nëse shpallet fajtor.
“Chicago Sun Times” raporton se katër nga akuzat e reja, janë për sulm seksual që mund të kishin përfunduar tragjikisht, që në fakt futen tek krimet më të rënda në shtetin e Illinois, së bashku me vrasjen. Për këtë arsye, dënimi për to është maksimal, nga 6 deri në 30 vite burg. Këto gjithashtu janë akuzat më të rënda që këngëtari është përballur deri më tani.
Në shkurtin e këtij viti, 52 vjeçari u përball me disa akuza të tjera, ndër to 10 raste të sulmeve seksuale, ku ndër të tjera 4 viktima ishin nën 18 vjeç.
Ai është duke u gjykuar në gjendje të lirë pasi pagoi dëmshpërblimin prej 1 milionë dollarësh për të mos qënduar në qeli dhe do të dalë në gjyq në datën 6 qershor për tu përballur me akuzat. Megjithatë rastit të tij ende nuk i janë shtuar akuzat e reja, që lidhen me një incident të raportuar më parë të ndodhur në Janar të 2010-ës.
Avokati i R Kelly-t ka pranuar se është njoftuar për akuzat e reja dhe për ndryshimet që mund të ndodhin në gjyq, megjithatë thotë se ato janë “lajm i vjetër” dhe po përdoren për ti prishur më shumë imazhin e tij. Por telashet duket se nuk kanë të sosur për artistin, i cili është duke u përballur dhe me ish-gruan e tij në gjykatë dhe u detyrua ti paguajë asaj 62 mijë dollarë si dëmshërblim, për pagesat e prapambetura që i detyrohej për kujdesin e fëmijës.
Në muajin mars këngëtari i “Igniton” kaloi pak kohë në burg për disa probleme të tjera me ligjin por këtë rradhë situate është akoma më e vështirë për të dhe fama që ka nuk duket se do ti shërbejë për ti shpëtuar akuave të rënda në drejtim të tij. /Blitz.al/
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...