“Heat Rich List” ka zbuluar këngëtarët më të pasur të Britanisë dhe Irlandës.
Artistja Dua Lipa është radhitur e teta ndërsa Rita Ora e 13-ta.
Dhe Ed Sheeran, 30 vjeç, ka ruajtur kurorën e tij si ylli më i pasur britanik nën të tridhjetat për të tretin vit radhazi, me fitime vjetore mahnitëse prej 236.5 milionë funtesh (277.9 milionë euro), shkruan DailyMail transemeton arbresh.info
Artisti Harry Styles, 27 vjeç, u rendit i dyti duke grumbulluar 80 milionë funte (94 milionë euro), ndërsa Jesy Nelson, 30 vjeçe, e gjeti veten në listë për herë të parë që nga largimi nga grupi Little Mix këtë vit, duke fituar 13.5 milionë funte (15.8 milionë euro).
Grupi Little Mix e gjetën veten në vendin e tretë, me 66.7 milionë funte (78.3 milionë euro) të hyra vjetore. Të ardhurat prej 13.5 milionë funte (15.8 milionë euro) të ish-anëtares së grupit, Jesy, e bënë atë të zinte vendin e 19-të.
Niall Horan e gjeti veten dy vende prapa ish-shokut të grupit, Harry, me të ardhurat prej 57.5 milionë funte (67.5 milionë euro) të yllit irlandez që e zbardhën atë në vendin e katërt në listë. Shumica e fitimeve të tij vijnë nga karriera e tij si 1D, megjithatë 28-vjeçari gjithashtu i rriti të ardhurat me muzikë solo dhe investime në biznes.
Në vendin e pestë ishte Cara Delevingne (52 milionë funte), kompania e së cilës ‘Cara & Co’ realizoi fitime prej 9.6 milionë funteve (11.2 milionë euro), vitin e kaluar.
Louis Tomlinson dhe Liam Payne zunë vendin e gjashtë të përbashkët me 47 milionë funte (55.2 milionë euro) secili, ndërsa Zayn Malik nuk ishte shumë prapa, duke pasur fitime vjetore në vlerë 38 milionë funte (44.6 milionë euro), gjë që i dha atij vendin e nëntë në listë.
Me 43.5 milionë funte (51.1 milionë euro) në emër të saj, artistja Dua Lipa ishte në vendin e tetë. Jo vetëm që albumi “Future Nostalgia” i yllit ishte një sukses mbarëbotëror, por ajo gjithashtu ka siguruar partneritete me të ardhura të larta me kompanitë e famshme si: ‘Versace’, ‘YSL’, ‘Puma’ dhe ‘Evian’.
Në vendin e dhjetë ishte Sam Smith me 36.8 milionë funte (43.2 milionë euro) të hyra vjetore. Jo vetëm që këngëtari ka shitur mbi 30 milionë albume në mbarë botën, por së fundmi ai mori 183 mijë funte (215 mijë euro) për të kënduar hitin e tij “Stay With Me” në dasmën e një trashëgimtari të një kazinoje në Las Vegas.
Hyrjet e reja të dukshme jashtë dhjetëshes më të mirë përfshijnë këngëtarin skocez Lewis Capaldi, i cili pavarësisht se pretendonte se kishte më pak se 200 funte (235 euro) në bankën e tij dy vjet më parë, tani ka 17 milionë funte (19.9 milionë euro).
Pavarësisht se është vetëm 17 vjeçe, aktorja Millie Bobby Brown qëndron në vendin e 25-të me 7.2 milionë funte (8.4 milionë euro) të hyra vjetore.
Jo vetëm që ylli i Netflix siguron 200 mijë funte (235 mijë euro) për një episod për “Stranger Things”, por roli i saj kryesor në “Enola Holmes” i siguron 4.4 milionë funte (5.1 milionë euro) dhe gjithashtu zotëron markën e saj të bukurisë, ‘Florence by Mills’.
Ndërkohë, Kylie Jenner mbetet ylli më i pasur i moshës 30 vjeç e poshtë jashtë Britanisë së Madhe me një shumë të madhe prej 773 milionë funtesh (908 milionë euro).
Në vendin e 13-të të listës së artistëve më të pasur britanikë, renditet artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila ka të hyra vjetore në vlerë 26.5 milionë funte (31.1 milionë euro). / arbresh.info/
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...
Ofertë Ekskluzive për Black Friday nga NimiTV: Abonohu Tani ...
FBI: Kërcënime me bombë ndaj kandidatëve të kabinetit të Tru...