Kënga “Si ai”, e interpretuar nga reperja e njohur Tayna, vazhdon të shënojë suksese të jashtëzakonshme dhe të ketë ndikim global.
Kjo këngë, e cila fillimisht bëri jehonë të madhe në trojet shqiptare, tani ka arritur një arritje tjetër të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.
Së fundmi, Tayna ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të gëzueshëm përmes një postimi në Instagram, ku ka zbuluar se “Si ai” është renditur në vendin e gjashtë në botë në platformën e njohur të identifikimit të muzikës, “Shazam”.
Në postimin e saj, artistja ka shpërndarë një tabelë që dëshmon këtë sukses të madh dhe ka shoqëruar postimin me një emoji të përlotur, duke reflektuar emocionet dhe krenarinë e saj për këtë arritje.
Ky sukses i këngës “Si ai” është një dëshmi e ndikimit të saj dhe popullaritetit që ka arritur në nivel global.
Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm, Tayna nuk po ndalet. Ajo është duke punuar për një projekt të ri muzikor, i cili pritet të lansohet së shpejti. /Telegrafi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...