Google ADS

Kënga rrëqethëse për shqiptarët e vrarë nga bombardimet në Korishë (VIDEO)

18:45 | 30 Mars 2017
Arbresh.info

Këngëtarja Lumnije Ramadani, ka përkujtuar ngjarjen tragjike të 13 majit të vitit 1999.

Nga këto bombardime të NATO-s kishin humbur jetën 77 shqiptarë të moshave të ndryshme, në mesin e tyre edhe fëmijë.

Forcat serbe, i grumbulluan banorët në vendin ku qëndronin tanket deri atë ditë, e që më pas do të qëllohen nga aeroplanët e NATO-s. E gjithë këtë ngjarje tragjike e ka përshkruar këngëtarja Lumnije Ramadani në këngën Me Besoni (Kënga e Korishes-2000).” Përshëndetje miq të dashur”.

Kjo është Kënga origjinale e Korishes. Të cilën e kam realizuar në vitin 2000. Tekstin e kësaj kënge e ka bërë këngëtarja Remzije Osmani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme