Google ADS

Kënga ‘Pasha Jetën’ rekord klikimesh në YouTube

21:27 | 2 Mars 2018
Arbresh.info

Reperët Capital T dhe Majk kanë bashkuar forcat për herë të dytë për të sjellur hitin e radhës i cili menjëherë ka arritur rekord klikimesh.

Kënga ‘Pasha Jetën’ është publikuar dje dhe tashmë ka arritur të prek milionëshin e parë, shkruan arbresh.info.

Vetëm brenda 24 orësh dyshja ia ka dalur ti numëroj mbi 1 milion klikime dhe ky lajm padyshim ka gëzuar reperët të cilët e bëjnë të ditur lajmin përmes postimeve në Instagram.

Kënga e cila erdhi me videoklip është punuar nga Cricket dhe Rzon i cili është bashkëpunimi i dytë i Majk dhe Capital T.

Kujtojm që në vitin 2011 ata sollën këngën ‘Asnjoni’/Arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme