Kënga ‘New Rules’ e Duas arrin 2 miliardë shikime në Youtube

14:52 | 16 Janar 2020
A. B.

“New Rules” është publikuar si këngë pjesë e albumit të parë të këngëtares, Dua Lipa, këngë kjo e cila i ka sjellë suksesin e madh albumit dhe artistes, duke e bërë të njohur në botë.

Kjo këngë super ritmike e artistes shqiptaro – angleze u prit mjaft mirë nga fansat, duke shënuar një tjetër sukses të sajin në karrierë, shkruan portali arbresh.info

Së fundmi ka bërë të ditur se ka arritur shifrën e 2 miliardë klikimeve, duke u bërë këngëtarja e parë shqiptare që arrin këto shifra, madje në konkurrencë edhe me artistët më të njohur në botë.

Kujtojmë se, Dua Lipa do të jetë e ftuar speciale në “Sanremo 2020” – festivalin më të vjetër në Evropë.  / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme