Kënga ‘Menemadhe’ pëlqehet nga publiku, arrin 10 milionë klikime

20:01 | 23 Shkurt 2019
A. B.

Dueti i treshes fantastike të reperëve, Ledri Vula, Lyrical Son dhe Mc Kresha ‘Menemadhe’ që nga koha e lansimit është shëndërruar në një hit që po dëgjohet në çdo ambient.

E suksesin e këtij projekti e dëshmojnë edhe klikimet në kanalin zyrtar të ‘YouTubes’.

 

 

Për një kohë të shkurt kjo këngë ka arritur të mbledh mbi 10 milionë klikime ndërsa po vazhdon edhe më tutje të dëgjohet me të njëjtin intensitet.

Ndryshe, reperët e njohur dhe mjaft të suksesshëm nuk janë ndalur me kaq, ata kanë publikuar edhe tjera projekte, Ledri Vula para pak ditësh ka sjellur këngën ‘That’s Mine’ në bashkëpunim me reperin me famë botërore, Gashi, ndërsa Lyrical Son dhe Mc Kresha kanë lansuar albumin ‘USA’.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme