Kënga “Levitating” e Dua Lipës, më e dëgjuara e vitit në Billboard

19:59 | 2 Dhjetor 2021
Arditë Shkodra

Sukseset e saj globale janë të shumta.

Dhe artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, duket se po e përmbyll vitin me një tjetër sukses enorm.

Kënga e saj “Levitating” sipas statistikave vjetore është kënga numër një e vitit në Billboard – renditje e bazuar në dëgjueshmëri dhe qëndrim vjetor në top-lista.

E lumtur për këtë sukses, Lipa ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të statistikave të publikuara nga Billboard.

Billboard ka publikuar statistikat vjetore të këngëve që kanë qëndruar më së shumti në top-lista gjatë vitit, ku kënga “Levitating” e këngëtares shqiptare pasohet nga “Save Your Tears” nga The Weeknd dhe Ariana Grande dhe “Blinding Lights” të The Weeknd, përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Në Top 5 janë gjithashtu edhe “Mood” nga 24kGoldn dhe Iann Dior dhe “Good for you” nga Olivia Rodrigo.

“Uau, ‘Levitating’ është numër 1 në Billboard Hot 100 për kategorinë ‘Kënga e vitit 2021’! Faleminderit! E ndaj këtë moment me njerëzit që i dua aq shumë…do të thotë bota për mua”, shkroi Dua Lipa në Instagram e lumtur pas këtij suksesi.

Me këtë, ajo bëhet shqiptarja e parë që arrin një sukses të tillë, ndërsa një sukses të përafërt në vitin 2018 e kishte arritur edhe Bebe Rexha.

Hiti “Meant to be” i artistes Rexha, ishte renditur si kënga e tretë në Billboard Hot 100 të vitit 2018 në kategorinë ‘Kënga e vitit’ – bazuar në dëgjueshmëri dhe qëndrim afatgjatë në top-lista.

Hiti “Meant to be” i artistes Rexha, ishte renditur si kënga e tretë në Billboard Hot 100 të vitit 2018 në kategorinë ‘Kënga e vitit’ – bazuar në dëgjueshmëri dhe qëndrim afatgjatë në top-lista.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme