Google ADS

Kënga e re e Yllit po prek “telat” e zemrës ende pa u publikuar

14:09 | 25 Nëntor 2020
V. S.

Yll Limani është njëri ndër këngëtarët më të veçantë në vend, këtë e ka dëshmuar edhe vet ai me stilin e tij në muzikë e zhanrin që vetëm Ylli di të këndojë, shkruan Express Rozë.

Para pak kohësh ai ka paralajmëruar për një projekt të ri muzikor i cili do të titullohet “Leje”, dhe po pritet me padurim nga fansat.

Para pak ditësh ai në llogarinë e tij në Instagram më saktësisht në Instastory ka zbuluar një fragment të këngës dhe siç duket është duke u pëlqyer shumë nga të gjithë.

Së fundmi postimin e njejtë e ka postuar edhe në llogarinë e tij në Twitter.

Sigurisht edhe kjo këngë i drejtohet dashurisë, dhe si duket do të jetë një tjetër baladë që do të pëlqehet e dëgjohet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme