Google ADS

Kënga e Luiz Ejllit dedikuar Kiara Titos tashmë ka dal në treg

21:00 | 27 Korrik 2023
E.H

Këngëtari nga Shkodra, Luiz Ejlli ka publikuar sot këngën e tij më të re e cila mban titullin “Dedikim”.

Kjo këngë i është dedikuar partneres së tij, moderatores Kiara Tito e cila ishte prezente në video klip.

Teksti dhe muzika e këngës janë realizuar nga Petro Xhori, me miksim dhe master nga Xhumill, që ka bërë edhe aranzhmanin.

Ndërkohë, videoklipi u finalizua nga SynopsisAds, me regji të Xhulian Shabani

Kënga është publikuar tashmë në kanalin You Tube dhe për shumë pak orë është mirëpritur nga fansat.

Kujtojmë se Luiz Ejlli ishte fitues i Big Brother Vip Albania 2 nga ku morri zemrat e miliona shqiptarëve.

Përpos angazhimeve të shumta me koncerte në vende të ndryshme të botes, si dhe me xhirimet e filmit “Në kuadër të dashuris”, Luizi po gjen kohë edhe për projekte të reja muzikore.

Po ashtu duke mos e lënë anash as partnerën e tij, Kiaren më të cilën kurorëzuan dashurin gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme