Kënga e fundit e albumit “Vëmendje” e Fifit, i dedikohet partnerit të saj, Adisit

18:45 | 24 Mars 2023
E.H

Këngëtarja shumë e dashur pë publikun, Filloreta Raçi – Fifi ka njoftuar fansat për këngën e fundit në kuadër të albumit të saj të ri të titulluar “Vëmendje”.

Ajo tregon se e fundit do të lansohet së shpejti dhe se është një dedikim për partnerin e saj, Adis Patushin.

Kështu ka njoftuar përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë imazhe pranë të dashurit të veshur të dy në rozë.

“Kënga e fundit e albumit vjen së shpejti dhe për mua është dedikimi më i bukur i dashurisë”, thuhet në përshkrim. Adis Patushi të dua me krejt fuqinë e zemrës”, vazhdon më tej shkrimi.

Fifi është duke i shijuar muajt e fundit të shtatzënisë dhe kujtojmë se çifti janë në pritje të një djali.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme