Kënga e Erës dëgjohet në filmin e ri të Scarlet Johansson (VIDEO)

15:35 | 28 Qershor 2017
Arbresh.info

Në një film të përmasave të Hollywoodit dëgjohet shqip
Me mega hitin e saj “BON BON”, këngëtarja shqiptare Era Istrefi arriti të pushtojë rrjetet sociale dhe jo vetëm. Kontrata milionëshe me Sonyn, intervista në mediat ndërkombëtare, reklama të ndryshme, adhurues nga mbarë bota janë vetëm disa nga rrugët që kjo këngë i hapi Erës drejt suksesit ndërkombëtar.

Ani pse ka mbi 1 vjet që është lansuar, sukseset e kësaj kënge ende po vazhdojnë. Në filmin e fundit të Scarlet Johansson “Rought Night” në njërën prej skenave në një klub nate në sfond dëgjohet “Bon Bon-i” i Erës. Kështu Era Istrefi ka bërë të dëgjohet shqip në një film të përmasave të Hollywoodit, shkruan rtv21.tv

Gjërat shkojnë tmerrësisht keq për një grup të shoqeve të cilat e punësojnë një mashkull si striptizer për një aheng të përfundimit të bachelorit në Miami. Scarlet Johansson, Jillian Bell, Zoe Isabella Kravitz, lana Glazer dhe Kate McKinnon janë vetëm disa nga emrat e aktoreve që luajnë në këtë film.

Ndryshe, kujtojmë se pas “Bon Bon-it” Era lansoi këngën “Redrum”.

www.dailymotion.com/ed788e7a-416e-4f74-9d1f-2bdd40944ead

https://www.youtube.com/watch?v=WbLC-gYA3vU

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme