Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka shënuar suksesin e radhës me këngën e saj më të re “I’m good (Blue)”, të cilën e solli në bashkëpunim me DJ David Guettan.
Përmes një postimi në Twitter, faqja zyrtare e Billboard Charts në bazë të shitjeve të javës që lamë pas, kënga “I’m good (Blue)” është zgjedhur si më e dëgjuara e momentit në të gjithë botën.
Lajmit për suksesin e këngës duket t’iu ketë gëzuar edhe vetë artistja Rexha e cila e ka ndarë imazhin e klasifikimeve me më shumë se 10 milionë ndjekësit e saj në Instagram.
Ky nuk ishte suksesi i vetëm që Bebe dhe David kanë korrur me këngën “I’m good (Blue)”, ditë më parë ylli i hitit “Sabotage”, arriti që për të parën herë në karrierën e saj prej artisteje të zë vendin e parë si kënga më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo këngë vjen si ripërpunim i këngës së famshme “Da Ba Dee” të grupit italian Eiffel 65 dhe aktualisht numëron afro 10 milionë klikime në platformën, YouTube. /arbresh.info/
This week’s top-selling songs:
1. @davidguetta & @BebeRexha I’m Good (Blue)
2. @kanebrown w/ #KatelynBrown Thank God
3. @_YungBleu & @NICKIMINAJ Love In The Way
4. @OneRepublic I Ain’t Worried
5. @NICKIMINAJ Super Freaky Girl— billboard charts (@billboardcharts) September 26, 2022
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...