Ylli kosovar, Dua Lipa me 1 nëntor ka lansuar “single” e njohur ” “Don’t start now”.
Kjo këngë nga Dua Lipa ka marrë pëlqimin në të gjithë botën, duke arritur një numër të madh shitjesh në mbarë botën, shkruan portali arbresh.info
Vetën deri tani Dua ka shitur miliona kopje në të gjithë botën, me gjithsej 2.014.000 sosh deri tashti.
Vendi me më së shumti kopje të shitura kryeson Shtetet e Bashkura të Amerikës, e pasuar nga Britania e Madhe, Gjermania , Meksika, Autralia, Kanada e Brazili. Këto shifra janë jashtëzakonisht të suksesshme, pasi janë shitur nëpër vende dhe qendra të rëndësishme nëpër botë.
Këngëtarja shqiptare së fundi mori pjesë edhe në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ku këndoi “Don’t start now”, që është kënga e parë e albumit të saj të dytë, i cili pritet të dalë në fillim të vitit 2020.
Ajo gjithashtu ka një turne evropian tashmë të rreshtuar që do të fillojë më 26 prill 2020 në Madrid. /arbresh.info/
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...