Google ADS

Kënga “Break My Heart” e Dua Lipës, arrin mbi 50 milionë shikime

16:33 | 18 Prill 2020
A. B.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po korr suksese të shumta me albumin e saj të ri “Future Nostalgia”.

Javën e kaluar, albumi në fjalë u ngjit i pari në top listën zyrtareve të albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan portali arbresh.info

Tashmë një nga hitet e saj të fundit “Break My Heart” ka kaluar shifrën e 50 milionë shikimeve në Youtube.

Ky fakt e ka lumturuar protagonisten e kësaj kënge, Duan e cila ka falënderuar adhuruesit e saj në një postim në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Over 50 million views on BMH ?‼️ thank you for watching and listening. Sending you all lots of love xx

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

“Mbi 50 milionë shikime në ‘Break My Heart”!! Faleminderit që e keni shikuar dhe dëgjuar!! Shumë dashuri për juve” ka shkruar Dua.

Ky është albumi i dytë në karrierën e këngëtares, pas suksesit të madh që shënoi albumi i saj i parë i titullur “Dua Lipa” në vitin 2017./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme