Kendrick Lamar mori çmimin Pulitzer në muzikë për albumin “DAMN”.
Lamar është reperi i parë në histori që u nderuar me këtë çmim prestigjioz. Më parë janë shpërblyer edhe Bob Dylan, Hank Williams dhe Duke Ellington.
Videoja e momentit të marrjes së çmimit e publikuar në Twitter tregon ovacionet dhe duartrokitjet e mëdha para se 30-vjeçari të ecë drejt skenës së Universitetit të Kolumbisë.
Megjithëse nuk mbajti ndonjë fjalim, ai shprehu ndjenjat gjatë transmetimit të videove live në Facebook.
“Është një nder”, tha Lamar dhe shtoi “Duke shkruar gjatë gjithë jetës sime e të marrësh këtë lloj të mirënjohjes është e bukur.”
Artisti gjithashtu u shpërblye gjatë këtij viti edhe me çmimet “Grammy”, “BET Hip Hop Awards”, “American Music Awards” dhe disa të tjera.
Fituesi i Pulitzer do të jetë i pranishëm në festivalin muzikor “Hot 97’s Summer Jam” më 10 qershor në New Jersey.
What y’all wanted… @kendricklamar pic.twitter.com/Lbjv3xCezl
— John Archibald (@JohnArchibald) May 30, 2018
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut