Google ADS

Kendall Jenner dëshiron të bëhet dizajnere e modës!

11:58 | 15 Janar 2018
Arbresh.info

Modelja e famshme, Kendall Jenner po mendon të lansoj një linjë të saj të veshjeve, e cila e shndërron atë në një dizajnere serioze mode.

Kendall ka bashkëpunuar me motrën e saj, Kylie në vitin 2016 por ajo është shprehur se tani do të donte ta merrte punën më seriozisht.

“Shumë pak persona e dinë që unë kam një pasion të madh për dizajnin e brendshëm.

Kam qenë duke punuar me një dizajner shumë të mire dhe Kanye ka pasur gjithashtu ndikim” ka thënë Kendall gjatë një interviste.

Kendall ndër të tjera the se do të donte të sfidonte veten në diçka më serioze dhe insistoi se rrjetet sociale nuk e kanë bërë të famshëm, pasi ajo është dashur të punoj shumë për të arritur kaq shumë sukses. /radiovalarinore/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme