Google ADS

‘Kemal’ bën block modelen ruse, kur të mësoni arsyen do filloni ta doni edhe më shumë aktorin

01:46 | 1 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Pas modeles iraniane, një tjetër bukuroshe e ka radhën për t’u bërë block në të gjitha rrjetet sociale nga Burak Özçivit.

Bëhet fjalë për modelen ruse Victoria Bonya. Bukuroshja nuk ka lënë fotografi pa pëlqyer dhe komentuar në profilin e “Kemal” gjë që ka shkaktuar xhelozi nga ana e bashkëshortes së tij, Fahriye Evcen.

Pak para dasmës, mediat turke raportuan për një krizë në marrëdhënien e Fahriye Evcen dhe Burak Özçivit dhe si shkaktare bën pikërisht Victoria Bonya. Kur duket se gjërat u qetësuan, Victoria doli sërish në skenë me komentet e saj të shpeshta, që detyruan aktorin turk t’i bëjë block, për të qetësuar bashkëshorten, por edhe fansat.

e567c3f9c4a34977e8831b3ce3eb6d33

Pas një lajmi të tillë që pushtoi mediat turke, ka ardhur dhe reagimi i modeles ruse. Ajo është shprehur se nuk e ka kuptuar kurrë përse njerëzit shqetësohen aq shumë nga komentet që ajo i bën Burack në Instagram.

Sipas saj, ai është shumë i bukur dhe nuk ka asgjë të keqe t’ia thuash këtë, duke theksuar se nuk ka aspak arsye për xhelozi pasi edhe ajo ka dikë në jetën e saj që e do shumë.

e37a3bec87fad03a228ed8d5dea72d1b

“Nuk e kam kuptuar kurrë përse i shqetësojnë kaq shumë komentet e mia në Instagramin e Burakut. Shumë e çuditshme. Sot lexova në shumë media turke për qindra komentet e mia të bërë në Instagramin e aktorit. Unë kam bërë qindra komente në profilet e qingra njerëzve që kur kam hapur Instagramin, por kurrë nuk kam marrë një reagim të tillë. Unë kam dikë në jetën time që e dua shumë, mos u shqetësoni. Ju lutem mos përdorni emrin tim, mos e bën shumë të madhe diçka që nuk është”, është shprehur modelja.

298e960230484afcc0ad238a83f627ac

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme