Kejvina Kthella provokuese në fotosesionin e fundit, pozon vetëm me reçipeta

09:47 | 9 Maj 2020
A. B.

Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, është duke rrëmbyer vëmendje të madhe me postimet e ndryshme gjatë qëndrimit në karantinë.

Bukuroshja, e cila numëron mbi 500 mijë ndjekës në Instagram, nuk heziton të publikojë imazhe dhe video nga përditshmëria e saj, shkruan portali arbresh.info

Kthella nuk i ka harruar fotografitë joshëse as nga karantina, në imazhet e fundit, bukuroshja u shfaq me një palë xhinse, reçipeta të zeza si dhe me xhaketë ngjyrë portokalli.

Disa prej këtyre fotografive, ajo i realizoi në krevat, teksa në plan të parë vuri linjat perfekte trupore.

Kejvina po vazhdon të jetë mjaft e pëlqyer nga audienca shqiptare dhe tashmë cilësohet si një ndër modelet më atraktive dhe jo vetëm. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme