“Ia hodhi rrobat” Kejvina Kthella bashkëjetonte me të arrestuarin për atentatin në Shkozet

20:07 | 10 Nëntor 2019
Arbresh Info

Një prej ngjarjeve më të bujshme të ditëve të fundit në media ka qenë atentati që iu bë prokurorit Arjan Ndoja.

Ndoja udhëtonte në makinë me “Rrumin”, një person me precedentë penalë dhe shoferin e tij Andi Malokun, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë.

Ata u qëlluan me breshëri plumbash nga persona të paidentifikuar. Në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga Redjan Rraja, i njohur ndryshe me nofkën “Dara”, ai i dyshuar se ka marrë pjesë në atentat.

Gjatë marrjes në pyetje në lidhje me atentatin, Rraja deklaroi se nuk kishte dijeni pasi ishte me të dashurën e tij.

Pas kësaj ngjarje, u mor në pyetje nga policia edhe një vajzë e famshme e ekraneve shqiptare, e cila rezultoi të ishte modelja Kejvina Kthella.

Nga hetimet u zbulua se ajo kishte komunikime të shpeshta telefonike me Redjan Rrajën dhe u mor e shoqëruar në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni mbi ngjarjen.

Ajo u mor në pyetje nga policia për të zbuluar më tepër rreth lëvizjeve të Rrajës ditën e atentatit, detaje që do të krijonin një panoramë më të qartë të atentatit që tronditi qytetin bregdetar, por jo vetëm.

Sipas atyre që qarkulluan në media, modelja lëvizte me Range Roverin në pronësi të Rrajës.

Nuk ka patur ende një reagim nga ajo vetë në lidhje me ngjarjen.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se prej disa kohësh modelja e famshme bashkëjetonte me Rrajën. Pas ngjarjes së bujshme, të njëjtat burime konfirmojnë se ajo ka nxjerrë poshtë pallatit të gjithë rrobat e tij.

Çifti i njohur e së fundmi shumë i lakuar në media, jetonin në një apartament në Selitë./JOQ

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme