Keisi Lushaj tashmë është bërë një personazh i njohur për publikun shqiptar. Ajo është martuar me reperin e njohur, Stresi, por pavarësisht se është shqiptare, Keisi prej vitesh jeton në Kanada.
Prej disa javësh tashmë, ajo është kthyer në vendin e lindjes posaçërisht për t’u takuar me bashkëshortin e saj, duke qenë se ky i fundit është duke kryer dëminim e dhënë nga shteti që nga tetori i vitit të kaluar.
“Të hënat janë ditët që pres me padurim”, ka shkruar Keisi në një foto në ‘Instastory’.
Ajo ka vijuar me fotot dhe ka zbuluar se ka shkuar në Fushë-Krujë për të takuar Stresin, duke qenë se në fundjava nuk lejohen vizitorët.
Edhe pse shumë muaj larg njëri-tjetrit, Keisi gjithmonë e ka vërtetuar se shpirtërisht ndodhet pranë bashkëshortit të saj dhe se lidhja në distancë mund të funksionojë. Kujtojmë se së fundmi, ajo zbuloi se kishte gdhendur në trup një pjesë teksti nga kënga e Stresit dhe ia ka dedikuar nënës së saj./Express
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit