Google ADS

Keira Knightley merr masa drastike të sigurisë

20:41 | 13 Prill 2017
Arbresh.info

Aktorja britanike Keira Knightley ka marrë masa drastike të sigurisë, në mënyrë që të ndihet e sigurt, pasi që ishte ndjekur nga një fans.

Ajo ka vendosur në villen e saj kamera dhe dyer të sigurisë.

“Ishte kjo përvojë traumatike, por për fat e tëra përfundoi mirë. Por, ende mendoj se jam nën presion dhe madje kur jam vetëm në shtëpi vazhdimisht kthej kokën pas vetes”, tha Keira. Mark Revill, i cili me muaj e kishte ndjekur aktoren, mori tetë muaj burg dhe gjyqi vendosi që ai të mos ketë të drejtë t’i afrohet Keira.

Ai çdo ditë vinte te dera e saj, i shkruante letra, ndërsa në një rast i dërgoi një këngë, të cilën ia kishte kushtuar aktores. Para se të arrestohej, ai kishte vizatuar me shkumës në mure shigjetën, e cila çonte deri te shtëpia e saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme