Keanu Reeves është njohur prej kohësh si një aktor brilant, një që mund të luajë edhe role seriozë, edhe për të qeshur. Një tjetër gjë për të cilën është bërë i njohur, është urtësia e tij.
Nuk është gjë që e gjen shpesh mes të famshmëve. Një herë në disa muaj, ai i ofron botës dhuntinë e mendimeve të tij. Ja disa prej më të spikaturve.
“Unë nuk mund të jem pjesë e një bote, ku burrat i veshin gratë si prostituta duke treguar gjithçka që mund të jepet. Ku nuk ka koncept të nderit dhe dinjitetit.
Ku gratë nuk duan fëmijë dhe burrat nuk duan familje.
Ku pinjollët besojnë se janë të suksesshëm prapa timonit të makinave të etërve, dhe një baba që ka pakëz pushtet përpiqet të vërtetojë se ti je askushi.
Ku njerëzit gënjejnë kur thonë se besojnë në Zot, ndërkohë që në dorë kanë një shishe alkool, si dhe me një mungesë totale të të kuptuarit të fesë së tyre.
Ku koncepti i xhelozisë konsiderohet i turpshëm, dhe modestia është disavantazh.
Ku njerëzit kanë harruar për dashurinë, por thjeshtë kërkojnë partnerin më të mirë.
Ku njerëzit riparojnë çdo zhurmë që u bën makina, duke mos kursyer as kohë e as para, ndërkohë që vetë ngjajnë kaq të varfër, saqë vetëm një makinë e kushtueshme mund t’ua fshehë.
Ku djemtë i harxhojnë paratë e prindërve në klube nate, nën tinguj primitivë, dhe vajzat bien në dashuri me ta, vetëm prej kësaj.
Ku burrat dhe gratë nuk janë më të identifikueshëm dhe ku e gjithë kjo quhet liri zgjedhjeje, por ata që ndjekin një tjetër rrugë, quhen despotë idiotë.
Unë e zgjedh rrugën time, por më vjen shumë keq që nuk gjeta një mirëkuptim të ngjashëm mes njerëzve ku dëshiroja ta gjeja, më shumë se kudo…”
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...