Drenusha Latifi, një nga banoret “Big Brother VIP Kosova”, para se të hynte në shtëpi bëri bujë me historinë e saj.
Ajo ka ndarë eksperiencën e saj të dhunës nga ish-burri i saj, Atilla, i cili më vonë u bë një nga pjesëmarrësit e lojës, duke shtuar tension dhe polemika në shtëpinë e famshme.
Drenusha ka folur hapur për periudhën e dhunës fizike dhe psikologjike që ka përjetuar gjatë martesës me Atillën, duke theksuar se ajo ishte viktimë e një marrëdhënieje të abuzueshme.
Mbrëmë (e shtunë), Drenusha u gjykua ashpër nga gazetari Vullnet Krasniqi.
Vullneti e kritikoi ashpër Drenushën, duke i thënë se nuk kishte arritur të përcillte mesazhin e duhur për gratë e dhunuara.
Ai e akuzoi për mungesë fokusimi dhe për faktin se nuk kishte përdorur hyrjen në Big Brother, për të ngritur ndërgjegjësimin rreth dhunës ndaj grave.
Debati i tyre vijoi kështu:
Vullneti: Ti ke ardhur këtu me një histori personale me dy fëmijë, me një histori të dhunës. Të cilën nuk ke pasur kapacitet ta argumentosh ose të japësh mesazh. Mesazhi yt që e ke dhënë është: “Unë e raportoj dikë për dhunë, e tërheq kur mua më intereson, pastaj e raportoj sërish dhe pastaj them para të gjithë shqiptarëve që jam në gjendje ta tërheq, për shkak që unë dua të krijoj një raport të mirë me të njëjtin dhunues”.
Drenusha: Për shkak të fëmijëve. Dy aktakuza që janë të ngritura a janë të hequra ndonjëra? A i kam ngritur unë? Ajo është veç për Suedi.
Vullneti: Ti, pas një dite, ia ke dhënë epitetin “Korronado”. Ti e ke pasur mundësinë, t’i tregosh të gjithë njerëzve në Kosovë qysh sillet një grua me dhunuesin e saj.
Drenusha: Shumë mirë jam sjellë unë.
Vullneti: Nuk bën të sillesh mirë me dhunuesin. Po ta kishe seriozisht ti, do të shkoje në Suedi, do ta procesoje rastin, do të jepje deklarata. Po ta kishe seriozisht këtë kauzë kundër dhunës në familje, kauza do të ishte dashur të bëhej jashtë nëpër gjykata. Ti ke hyrë këtu “Me shti në gjynah kishe për fëmijë”, dhe ta përdorësh rastin.
Drenusha: Unë akoma nuk kam thënë unë jam gjynah. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...