Këngëtarja Katy Perry ka zbuluar së fundmi zakonin më të bezdisshëm të të fejuarit të saj Orlando Bloom.
Në emisionin e mëngjesit të Heart Radio ajo tha se aktori është i fiksuar pas pastrimit të dhëmbëve me fill dentar dhe shpesh i harron ato nëpër shtëpi, duke përfshirë pranë shtratit të saj.
“Atij i pëlqen të përdorë fill dentar, gjë që falënderoj Zotin sepse disa partnerë nuk e bëjnë dhe është e neveritshme dhe ai ka dhëmbë të shkëlqyer. Por ai e lë fillin, kudo! Në anë të shtratit tim, në makinë dhe në tryezën e kuzhinës, më duket se ka kosha kudo.” – u shpreh ajo.
Dhe kur u pyet se çfarë dhurate mori për ditëlindjen e tij të 45-të, Katy bëri shaka duke thënë se fëmija i tyre ishte dhurata më e madhe që i ka dhënë. Katy i përshkroi Krishtlindjet e vitit 2021 si të preferuarat e saj, sepse ajo mund t’i kalonte me vajzën e tyre 16 muajshe Daisy Dove.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...