Katy Perry rrëfen depresionin të cilin kaloi pas publikimit të albumit ”Witness”

13:09 | 18 Korrik 2018
A. B.

Këngëtarja e famshme Katy Perry së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën prestigjose “Vogue Australia” ku për herë të parë ka treguar se ka kaluar një periudhë vërtetë depresive.

Vitin e kaluar pas publikimit të albumit të saj “Witness” ajo u trondit nga reagimi negativ i fansave të saj sa i përket prurjeve të tij. “Kisha krijuar pritshmëri shumë të mëdha sa i përket mënyrës se si ky album do të përcillej tek publiku dhe reagimet nuk kanë qenë ato që prisja” ,-tha Katy duke shtuar se kjo e çoi në depresion e për ditë të tëra nuk ka dalë nga shtëpia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme