Katy Perry e Orlando Bloom plot elegancë në Romë

10:21 | 30 Prill 2018
Arbresh.info

Ata janë duke shijuar një javë pushim në Romë, pasi iu kthyen lidhjes në fillim të këtij viti.

Katy Perry, 33 vjeçe e Orlando Bloom, 41 vjeçar, vendosën të vizitojnë Koloseumin, që është atraksioni kryesor turistik në këtë qytet, transmeton portali arbresh.info.

Këngëtarja duket elegante me një fustan të bardhë të stilit të Audrey Hepburn, me një kapelë të madhe, kurse aktori australian me kostum e atlete.

Bloom ka një djalë nga martesa e mëhershme me modelen Miranda Kerr./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme