Katy Perry ‘nuk do ta harrojë kurrë’ këtë shtatzëni gjatë pandemisë së koronavirusit.
Ylli 35-vjeçar – e cila po pret fëmijën e saj të parë me të fejuarin Orlando Bloom – e pranoi se po përballet me disa sfida të vështira, mirëpo duke qenë në izolim ka nënkuptuar që ajo është ‘mirënjohëse’ për shumë gjëra.
Duke folur me prezantuesin Ryan Seacrest, ajo tha: “Unë kam dëshirat që nuk mund t’i plotësoj domosdoshmërisht, por ti e di, unë mendoj se ka shumë gjëra për të cilat jam mirënjohës për këto ditë”.
Krijuesja e hitit “Dark Horse” zbuloi se është shtatzënë në klipin e fundit “Never Worn White”, në të cilin kishte vënë në pah barkun e rrumbullakosur.
Katy më pas konfirmoi lajmin edhe në një video të mëvonshme në Instagram, duke pranuar se është ‘sekreti më i gjatë’ që ajo ‘ka mbajtur ndonjëherë’.
“Jam vonë … por ju tashmë e dini këtë. Ka shumë që do të ndodhin këtë verë, jo vetëm që do të lind”, ka thënë Perry.
Me botën që e ka kapluar pandemia aktuale e coronavirusit, Katy dhe Orlando – të cilët u fejuan në fillim të këtij viti – po ndjekin këshillat për të qëndruar në shtëpi dhe po përpiqen të ‘ushtrojnë dhe hanë mirë’.
“Së bashku me shumë njerëz të tjerë, ata qëndrojnë në shtëpi. Ata të dy përpiqen të ushtrohen dhe të hanë mirë, në mënyrë që të mund të qëndrojnë të shëndetshëm”, ka thënë një burim pranë tyre.
https://www.instagram.com/p/B-5dIJRHD_E/?utm_source=ig_embed
Artistja amerikane është e tmerruar që mund ta lindë vajzën e saj në një kohë pandemie duke shpresuar se gjithçka do t’i rikthehet normalitetit kur të vijë ky moment. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...