Katie Holmes dhe Jamie Foxx më në fund kanë konfirmuar dashurinë e tyre për njëri tjetrin.
Dashuria e tyre ka qenë e fshehur për shumë vite, duke mos u paraqitur në publik së bashku asnjëherë, transmeton arbresh.info.
Çifti thuhet se takohen që nga viti 2013 dhe më në fund u paraqitën në publik së bashku duke shijuar një ditë të bukur në plazh.
Që të dy kanë marrë masa shumë të forta gjatë viteve për të mbajtur marrëdhënien e tyre sekrete.
Por të hënë që lam pas çifti tregoi lumturinë e tyre përderisa ecnin dorë për dore në plazh e të zbathur. E nga të qeshurat shiheshin se janë shumë të lumtur./arbresh.info/
Për vite të tëra, çifti ka zvarritur thashethemet se ata ishin në një lidhje.
38 vjeçarja asnjëherë nuk komentoi mbi raportet e saj me të, ndërsa Jamie, 49, publikisht i cilësoi si “lajme të rreme” dhe këmbënguli se ai dhe aktorja ishin ‘vetëm miq’.
Ata u lidhën për herë të parë në gusht të vitit 2013, pak më shumë se një vit pasi Katie u divorcua nga martesa e saj gjashtë vjeçe me yllin e Hollywoodit Tom Cruise.
Ajo dhe Foxx u fotografuan duke vallëzuar së bashku në një mbrëmje bamirësie në The Hamptons.
Por thashethemet nuk u ndalën asnjëherë, dhe çdo ditë vazhdonin të rriteshin, pavarësisht faktit se Foxx dhe Holmes nuk ishin parë kurrë së bashku./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...