Katër këngëtare shqiptare do të marrin pjesë në njërin prej festivaleve më moderne të muzikës “Evropa Plus” në Moskë.
Dua Lipa, Bebe Rexha, Arilena Ara e Era Istrefi janë emrat e përzgjedhur që do të performojnë në kë festival.
Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe vet posteri zyrtar i festivalit, i cili ka shfaqur listën me emrat e pjesëmarrësve, në të cilën bëjnë pjesë edhe katër këngëtaret në fjalë, shkruan telegrafi.
Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Era Istrefi janë emra, projektet e të cilave janë të njohur ndërkombëtarisht, ndërsa edhe Arilena ka bërë një rrugë shumë të suksesshme me këngën “Nëntori”, e cila depërtoi në disa shtete sllave, dhe deri në Rusi.
Data kur do të mbahet ky festival është 29 korrik, në kryeqytetin rus, në Moskë, ku do të ngjiten në skenë edhe katër artistet shqiptare të lartpërmendura.
Valon Berisha shënon gol dhe autogol në fitoren e LASK ndaj ...
Gërvalla e Shakantu flasin për bashkëpunim ndërshtetëror
Ambasadori britanik i bashkohet masës në pastrimin e Kosovës
Zelenskiy: Përfundimi i luftës me Rusinë varet nga vendosmër...
Galatasaray fiton derbin e Turqisë ndaj Fenerbahçes
Aksident në Pogradec, makina përplas një të mitur