Katër ditë para ditëlindjes, Dj Geek e llaston Dafinën me bizhuteri plot diamante

12:09 | 10 Prill 2022
A. B.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, prej vitesh është në lidhje me DJ Geek, i cili njëherësh shërben si DJ personal i saj.

Dyshja janë mjaft aktivë dhe të ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndajnë me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tyre e përditshme, shkruan arbresh.info

E Dj Geek ka vendosur ta surprizoi të dashurën tij katër ditë para ditëlindjes me disa aksesor të shtrenjtë.

Dafina ka publikuar në “Insta-Story” dhuratat që ka marrë nga Geek, e që përfshijnë vathë, unaza e byzylykë plot diamanta.

“Zemër. Ditëlindja ime është të enjten. S’mund t’i them jo një dhurate të hershme. Por wow, ti e more seriozisht. Të dua” ka shkruar ajo në Instagram.

Dafina përndryshe është në përfundim e sipër të një bashkëpunimi të ri me reperin Elinel, të cilin ka paralajmëruar se do ta sjellë së shpejti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme