Kate nuk është matur në peshore që 12 vjet

01:43 | 30 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Ylli i Hollivudit, Kate Winslet, ka thënë që nuk është matur në peshore për më shumë se 12 vjet, dhe disa ekspertë fitnesi i kanë këshilluar të tjerët që t’i shmangin matjet.

Teksa po fliste për filmin e saj të ri “The Mountain Between Us”, në të cilin aktori Idris Elba e tërheq nga një rrjedhë e ujit, ajo tha që ka qenë zor për të, pasi që ajo nuk e di se sa peshon.

“Nuk e kam matur veten që 12 vjet. Top këshillë”, shtoi ajo.

Ndërsa tani, disa ekspertë po i këshillojnë njerëzit që ta përmirësojnë fitnesin dhe tonin e tyre, dhe jo të provojnë medoemos që të humbin peshë.

Trajneri personal i atletëve dhe yjeve, Rich Tidmarsh, tha për The Independent:

“Ju nuk duhet të humbni peshë – idealisht ju dëshironi që ta mbani peshën e njëjtë përderisa doni të zvogëloheni”.

Nëse dëshironi që të jeni të shëndetshëm, ju duhet të fitoni muskuj dhe të hiqni dhjamin, duke u bërë kështu më të vegjël, por jo medoemos më të lehtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme